X

Kreditë fiktive/ Komunikimet në “Whatsapp” zbuluan drejtoreshën, çfarë u gjet në telefonin e saj

Në zbardhjen e skemës së kredive fiktive të fondacionit “Besa” dhe arrestimin e gjashtë personave, perfshire drejtoreshen, Prokuroria e Tiranës, përpos dëshmive të marra nga persona të përfshirë dhe jo të përfshirë në këtë skemë mashtrimi me kredi fiktive, ka bërë edhe këqyrjen e telefonit të Albana Imamit.

Nga komunikimet në rrjetin social “Whatsapp”, sipas Prokurorisë, kanë rezultuar biseda që implikojnë Imamin në aktivitetin e kundërligjshëm.

“Nga ana jonë është bërë këqyrja e telefonit të markës Iphone të shtetases Albana Imami, me numër imei 3567130i145069, të cilit i është bërë këqyrja (e pjesshme për shkak të volumit shumë të madh të komunikimeve) në bisedat e kryera ndërmjet Albana Imamit dhe punonjësve të saj.

Oficeret e kredisë, të përmendura sa më sipër, kanë biseda në aplikacionin “Whatsapp” me karakter implikues, të cilat komunikojnë për klientë fiktivë dhe pagesa, borxhe dhe emra personash, të cilëve ju kanë marrë lekë me përqindje ose ju ka dhënë hua pa interes, jashtë sistemit financiar bankar.

Janë administruar me cilësinë e provës materiale kontratat e punës me institucionin “Besa” për shtetasit Albana Imami, Blertina Kanani, Matilda Domi, Mihal Hanxhari dhe Esmeralda Vaso.

Janë administruar të dhënat nga sistemi TIMS, paraprakisht nga hetimet e para procedurale hetimore për këto shtetase”, shkruhet në kërkesën për masë sigurie.

TË DYSHUARIT

1.Albana Imami arrest në burg
2.Blertina Kanani arrest në burg
3.Matilda Domi arrest në shtëpi
4.Mihal Hanxhari arrest në burg
5.Orkida Driza arrest në burg
6.Esmeralda Vaso arrest në shtëpi

PANORAMA

More in AKTUALITET, LAJME
Real Madrid nuk heq dorë nga Neymar: “Çdo gjë është e mundur”

Është refuzuar oferta e parë, por ditët e merkatos nuk janë mbyllur ende dhe Real Madrid nuk është se ka...

Close