X

Ironia e Le Monde/ Pse Trump do të blejë Groenlandën?



Editoriali i gazetës franceze 23 gusht për polemikën që shkaktoi propozimi i presidentit amerikan

Mund të dukej si një karagjozllëk nëse propozimi nuk vinte nga njeriu më i fortë i planetit. Episodi i Groenlandës, të cilën presidenti Trump propozoi ta blejë në një mënyrë kalorsiake, përpara se të shkaktonte nje incident me një nga aleatët më të devotshëm të NATO-s, është koncentrati i gjithçkaje që presidenti amerikan ka të pakontrollueshme: narcizizmin, iracionalitetin dhe mbi të gjitha infantilizmin.

Fillimisht faktet. Në 16 gusht Wall Street Journal raportoi se Trump në disa raste ka shfaqur intersin për të blerë Groenlandën; gjë për të cilën këshilltarët e tij janë të ndarë. Subjekti u shndërrua menjëherë në lëndë për aktorët komikë të shou-ve televizivë. Por, nga pikpamja e Uashingtonit interesi për Groenlandën nuk është çudi.

Në dy raste, në 1867 – viti i marrjes së Alaskës dhe në 1946 nën presidencën e

Harry Truman, SHBA kanë propozuar ta blejnë këtë teritor të madh të Arktikut. Sot Groenlanda është një teritor autonom me 56 mijë banorë, e bashkëngjitur me Danimarkën që financon pjesën më të madhe të buxhetit të saj. E pasur me resurse natyrore, por që janë shumë të vështira për tu shfrytëzuar, Groenlanda përfaqëson edhe një atu të rëndësishme strategjike. Aty është vendosur një nga bazat e rëndësishme të US Air Force, që bën pjesë në mbrojtjen antiraketore amerikane. Pas përfundimit të luftës së ftohtë, Arktiku është shndërruar në objekt dëshirash të shumta, sidomos nga Kina. SHBA, që janë të vonuar në këtë garë, mezi penguan në momentet e fundit planin kinez për të financuar një seri aeroportesh në Groenlandë në 2018.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, kishte parashikuar të shkonte për vizitë majin e shkuar, por e anulloi për shkak të ngjarjeve me Iranin.

Pra nëse të interesohesh për Groenlandën nuk është ilegjitime, por mënyra me të cilën Trump e trajtoi ishte katastrofale. Presidenti shprehu interesin e tij për atë që e quajti si një “operacion të madh imobiliar”. Pastaj duke e korrigjuar shënjestrën postoi në Twitter një montazh gjoja humoristik, sipas të cilit nuk do të ngrinte në Groenlandë një Trump Tower, në mes shtëpive të bukra prej druri. Pastaj shtoi se donte të ndihmonte taksapaguesit danezë që shpenzojnë çdo vit 700 miljonë dollarë për ta mbajtur këtë zonë.

Çuditërisht danezët nuk e morën këtë propozim me shaka. Aq më pak groelandezët. Kjo ide është absurde dhe teritori nuk është në shitje replikoi kryeministrja Mette Frederiksen. I prekur Trump anulloi vizitën zyrtare që duhet të bënte në Danimarkë në 2 dhe 3 shtqtor, pa lajmëruar as ambasadoren në Kopenhagen. Nuk i thuhet shefit të SHBA që është absurd u nxeh ai si një fëmijë çerdheje.

Kjo nuk është as e para dhe as e fundit kapriço e Trump dhe kryeministrja daneze e trajtoi si ç’e meritonte. Donald Trump është në fushatë për tu rizgjedhur president. Aleatët e tij duhet të kujtohen për këtë gjë: e rëndësishme për të nuk është bota që e rrethon, por elektorati i tij përballë të cilit do të luajë të fortin.

Burimi Le Monde/Përktheu Lapsi.al

More in BLOG
Paradoksi i populizmit

Nga Simon Johnson Mposhtja e populizmit, kërkon ballafaqimin me një realitet themelor:politikat e keqija ekonomike, nuk sjellin domosdoshmërisht humbjen e...

Close