X

Icardi drejt qëndrimit te Interi, ja sinjalet që e konfirmojnë

Interi i nxori jashtë planeve për sezonin e ri që në ditët e para të verës, por Mauro Icardi dhe bashkëshortja menaxhere e tij kanë qenë të bindur për të qëndruar akoma në Milano dhe këtë e kanë konfirmuar me të gjitha veprimet që kanë bërë.

Shtëpia e re në Milano, kontrata e Wandës me Mediaset, regjistrimi i fëmijëve në shkollat e kryeqendrës së veriut të Italisë, por edhe rruga e heshtjes dhe punës kokulur, e zgjedhur nga Icardi gjatë verës, ishin sinjale se argjentinasi nuk e mendonte largimin.

Kështu gjatë kësaj kohe ish kapiteni ka refuzuar çdo ofertë të ardhur në drejtim të tij, ndërsa me kalimin e ditëve, po veniten edhe shanset që sulmuesi të luajë në një tjetër skuadër sezonin e ardhshëm, ndonëse pistat Napoli dhe Juventus janë ende të hapura.

Mbrëmjen e djeshme Icardi e Wanda ishin në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinezs, ndërsa bashkëshortja e sulmuesit postoi një foto me disa nga gratë dhe të fejuarat e futbollistëve zikaltër, me diçiturën “edhe një tjetër vit së bashku”.

Menjëherë pas këtij sinjali të Wandës në rrjetet sociale, erdhi vendimi i radhës nga ana e klubit, që lejoi Icardin të stërvitet me skuadrën mbrëmjen e sotme në stadiumin “San Siro”, në prag të ndeshjes hapëse ndaj Lecces, e programuar për të hënën në darkë.

Antonio Conte do të punojë në stadiumi sonte me të tijtë, për të dhënë edhe porositë e fundit mbi sjelljen e tyre në fushë, ndërsa nën urdhrat e tij do të jetë edhe Icardi, gati për të treguar se vlen dhe se dëshiron të qëndrojë te Interi.

More in LAJME, SPORT
“Vetëm Ronaldo mund të krahasohet me Ribery”

Rocco Commisso, pronari i Fiorentinës, ka folur për popullin vjollcë në konferencë për shtyp: "Ribery? I kam hapur shtëpinë dhe...

Close