X

Goli me Real Madridin i kushton, sulmuesja shqiptare i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Kosovare Asllani ishte futbollistja e parë në histori që nënshkroi me Real Madridin. Sulmuesja shqiptare arriti të shënonte edhe një gol pak ditë më parë, por pa arritur të ndihmojë skuadrën e tij që të marrë një rezultat pozitiv pasi takimi u humb nga Reali.

Sakaq, Asllani ka qenë e pafat pasi ka pësuar edhe një dëmtim në gishtin e dorës. Asaj i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentin e gishtit, por nuk pritet të mungojë gjatë.

Asllani mund të rikthehet në javën e parë të shtatorit, duke qenë se me një dorezë të posaçme, mund të mbrojë mirë gishtin. Asllani është ndër futbollistet më të rëndësishme te skuadra e Suedisë, skuadër me të cilën aktivizohet.

More in LAJME, SPORT
Vodhën makinë me vlerën e 100 mijë eurove, arrestohen hajdutët shqiptarë që lëviznin me taksi

Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç u arrestuan nga policia në Milano për dy vjedhje nëpër shtëpi në...

Close