X

Gazetarë, biznesmenë dhe figura publike, kush janë ‘viktimat’ e drejtoreshës së fondacionit “Besa” (EMRAT)

Është publikuara lista e emrave të personave që kanë rënë pre e mashtrimit të fondacionit “Besa”, grupi i të cilëve ndodhet aktualisht në burg. Boldnews, ka publikuar listën e personave që kanë dhënë mijëra borxhe në këmbim të një përqindjeje të caktuar, por që kanë përfunduar duke i humbuar paratë.

Të njëjtat burime shkruajnë se rreth një viti pas aplikimit të kësaj skeme me klientë fiktivë, arkat e dy filialeve të fondit “Besa”, Tirana 1 dhe Tirana 4, u boshatisën. Për të mbuluar deficitet, Imami dhe koleget e saj nisën të aplikonin një skemë tipike piramidale.

Për të mbuluar diferencat e kredive të klientëve fiktivë, nisën të merrnin para hua, me interesa të larta, nga persona të ndryshëm.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës, në bazë edhe të deklarimeve të Albana Imamit, ka identifikuar disa persona që kanë dhënë shuma të konsiderueshme me fajde për fondin “Besa”.

Këta persona janë kryesisht familjarë dhe personazhe të tjerë të jetës publike së Tiranës.

Nga të dhënat e siguruara, rezulton se Albana Imami i ka marrë hua me interes:

– Fadil Kepi, babai i saj, ekspert i njohur i çështjeve që lidhen me sigurimet shoqërore. Vlerën nuk e mban mend;

– Zyra Kepi, nëna e saj, ish-kryekontrollore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, aktualisht në pension.

– Edvin Kepi, vëllai i saj, i cili, nga të dhënat e deri pak kohëve më parë, ka qenë drejtues i një filiali të një banke të nivelit të dytë dhe më tej drejtues i Doganës së Morinës. Nuk ka të dhëna të përditësuara së fundmi për angazhimin e tij profesional. Vlera që i është marrë Edvin Kepit ishte 40 mijë euro

– Adrian Imami, bashkëshort i saj, shumën e huasë nuk e mban mend.

– Bledar Imami, kunati i saj. Shumën e marrë hua prej tij nuk e mban mend.

– Pranvera Skënderi, kunata e saj, i ka dhënë hua 25 mijë euro.

– Artur Zheji, gazetar i njohur, i ka dhënë hua në vlerën 100 mijë dollarë amerikanë.

– Majlinda Demollari, notere. Emri i saj është shfaqur në një rast të dyshimtë falsifikimi dokumentash, publikuar në një puntatë të “Fiks Fare” në maj të vitit 2019. Vlera e dhënë hua prej saj është 30 mijë euro, me interes 10% në muaj.

– Arkenad Gripshi, ndërtues, kompania “Kristi Konstruksion”, ka dhënë 10 mijë euro hua për fondin.

– Arben Carkanji, pronar i “Brati” shpk, ka dhënë hua shumën 17 mijë euro

– Klisman Lipo, pronar i një punishteje për riparim xhamash, ka dhënë hua në shumën 22 mijë euro.

– Eduart (Edmond) Norja, pronar i “Norja Comerce”, ka dhënë hua në shumën 15 mijë euro

– Lorenc Konomi, pronar i një pike këmbimi valutor, ka dhënë hua në shumën 1.3 milionë lekë

– Fatmir Pashollari, biznesmen, ka dhënë hua në shumën 18 mijë euro

– Mitat Sulaj, biznesmen, ka dhënë hua në shumën 3 mijë euro, me interes 500 euro në javë.

– Adriana Manopulli, bashkëshorte e Astrit Manopulli, aksioner i “IAT” shpk, ka dhënë hua 500 mijë euro dhe do t’i ktheheshin me interesa nga 3-7%

Ndërkohë, huadhënës rezultojnë edhe disa emra të tjerë.

Në këtë listë janë:

Vilson Biba, ka dhënë hua 30 mijë euro

Pjeter Gjini, ka dhënë hua 70 mijë euro dhe në përfundim do të merrte 150 mijë euro

Bledi Agalliu, ka dhënë hua 10 mijë euro, me interes 1000 euro çdo dy javë

Flora Pasho, ka dhënë hua 10 mijë euro

Monika Haxhillari, ka dhënë hua 15 mijë euro

Havdi Aliaj, ka dhënë hua 6 mijë dollarë

Arta Janushaj, ka dhënë hua 55 mijë euro, me interes 5.5 %

Iva Zerani, ka dhënë hua 500 mijë lekë

Armando Braka, ka dhënë hua 5 mijë euro

Sabri Zela, ka dhënë hua 22 mijë euro

Huadhënësit, veprimtari të paligjshme
Huadhënësit, paratë e të cilëve janë përdorur nga punonjëset e Fondit “Besa” për të mbuluar deficitet e krijuara nga skema, duket se do të kenë edhe vetë probleme me ligjin.

Në dokumentat që Prokuroria ka dërguar në gjykatë për masën e arrestit për personat e dyshuar, ndër të tjera thuhet: “Veprimtari të paligjshme kanë kryer edhe personat që kanë dhënë hua, me apo pa përqindje, duke mos i deklaruar në organet tatimore, si edhe duke kryer veprime të parregullta dhe aq më pak të paliçensuara nga Banka e Shqipërisë…”./ BoldNews.al

More in AKTUALITET, LAJME
“Banda e shqiptarëve” vjedh dy shkolla në Xhenova, shtatë të arrestuar

Mediat italiane shkruajnë për një ngjarje të pazakontë të ndodhur në Xhenova, ku një grup “kriminal adoleshentësh shqiptarë” kanë vjedhur...

Close