X

EMRI/ Ishte dënuar për trafik kokaine, arrestohet shqiptari, shkeli dëbimin 10-vjeçar

Një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim që nga nëntori i vitit 2017 me vendim të Gjykatës së Firences, është arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane.

Shqiptari i ndaluar është Alberto Topi, që mbante edhe emrat Elton Topi dhe Gashi Topi.

Ky i fundit ishte arrestuar nga policia italiane në vitin 2008 pasi ishte kapur me 1 kg kokainë.

Shqiptari pasi kreu 3.6 vite burg, u dëbua dhe iu ndalua hyrja për 10 vite në shtetin italian.

Më 13 nëntor 2017, shqiptari ishte rikthyer sërish në mënyrë të paligjshme në Itali.

Ekzekutimi i urdhërit për arrestim u bë ditën e djeshme, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.

More in AKTUALITET, LAJME
Mashtrim me miliona dollarë/ Ekstradohet drejt SHBA-ve shqiptari, mik i politikanit të lartë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se sot është ekstraduar një person të arratisur nga Kosova për gjykim...

Close