X

E rëndë/ “Mami të lutem mos vdis”, burri vret gruan në sy të vajzës së vogël


Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në sy të vajzës së tyre 10-vjecare.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

“Nuk dua të vdes”, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze, sipas mediave turke ka thërritur: “Mami të lutem mos vdis”.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagime të shumta në vend, ndërsa ka ngritur në këmbë të gjithë autoritetet.

“Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në Twitter aktorja Hazal Kaya.

More in BOTA
Mattarella vendos ultimatum: Partitë kanë kohë deri të Mërkurën për një koalicion, përndryshe, zgjedhje

Kriza e rëndë politike që ka përfshirë Italinë tashmë ka kaluar në dorë të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, i...

Close