X

E ngordhur dhe me stomak të fryrë, peshkatarët në Australi habiten teksa gjallesa gjigante shfaqet para tyre

Peshkatarët në Australi janë përballur me një situatë të pazakontë, teksa ishin duke peshkuar në det. Para tyre u shfaq diçka gjigante, fillimisht ata menduan se ishte anije ose ndonjë balonë e rënë në det.

Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth, në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre.

Por pasi u afruan, ata arritën të kuptojnë se kishin të bënin vetëm me një balenë të ngordhur e me një stomak të fryrë, plot gazra.

Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa kishte pyetur edhe miqtë e tij peshkatarë, por edhe për ta ishte diçka e pa hasur më parë.

More in LAJME, Magazine
Mema: Presim dhe një goditje veç Vangjelit, gati për Luftëtarin

Ardian Mema është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion dhe ndihet gati për sfidën e parë të sezonit...

Close