X

Arbër Çekaj drejt Shqipërisë, Gjykata gjermane pranon ekstradimin


Njeriu kyç për të zbuluar se kujt i përket sasia prej 613 kg kokainë, do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë në Gjermani ka pranuar ekstradimin e Arbër Çekajt. Vendimi është marrë 20 ditë më parë.

Arbër Çekaj ishte pronari i “Arbri-Garden”, kompania që kishte porositur kontenierin me banane, ku ishin të fshehura 613 kg kokainë. Pak ditë para se të zbulohej kokaina, Çekaj u largua drejt Gjermanisë.

Gjykata në Gjermani do shqyrtojë edhe kërkesën për azil që Arbër Çekaj ka bërë dhe mëpas do të finalizohet ekstradimi në Shqipëri.

Në Shqipëri Arbër Çekaj akuzohet për trafik narkotikësh, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Turizmi në shifra/ Të huajtë vijnë, shqiptarët ikin

Turistët e huaj po preferojnë gjithmonë e më shumë të vizitojnë Shqipërinë, por e njëjta tendencë është edhe për shqiptarët...

Close