X

U aksidentua në punë, shpallen në kërkim administratori i firmës dhe zbatuesi i projektit


Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasit E.B., 49 vjeç ( administrator i një firme ) dhe P.N., 43 vjeç, ( zbatues projekti) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kjo pasi në fshatin Trojas, Belesh, duke punuar në ndërtimin e një banese është aksidentuar punëtori me iniciale M.N., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

E.B., 49 vjeç ( administrator i një firme ) dhe P.N., 43 vjeç, ( zbatues projekti) pasi në fshtin Trojas, Belesh, duke punuar në ndërtimin e një banese është aksidentuar punëtori shtetasi M.N., jashtë rrezikut për jetën.

More in AKTUALITET, LAJME
SERBI/ Vuçiç: Nuk ka marrëveshje nëse shqiptarët duan të fitojnë gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se është...

Close