X

Temperatura deri në 37 °C, moti për sot dhe nesër


E enjte, 22 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb sot mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

E premte, 23 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë pjesës së parë të ditës, por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulta duke lënë Ultësirën Perëndimore në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 14°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare deri në mesditë por pasditja forcon ndjeshëm atë në brigjet detare duke arritur shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

More in LAJME, Magazine
DETAJE/ Dosja “184” pse Krimet e Rënda shpallën moskompetencë, hetimet në Dibër

Me argumentin se nuk janë konstatuar elemente të grupit kriminal dhe se krimet zgjedhore nuk janë në kompetencën e tyre,...

Close