X

Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme


Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit.

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë më pas.

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Të gjitha subjektet politike kanë deponuar nënshkrimet si dhe janë deklaruar se janë për shpërndarjes të Kuvendit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Zgjedhjet nxorën shpenzimet buxhetore nga frenat, ja sa është defiçiti në arkën e shtetit

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të...

Close