X

“S’ka lind akoma ai që më fëlliq mua”, Dajana publikon foton krah boksierit dhe u mbyll gojën të gjithëve


Moderatorja Dajana Shabani ka reaguar pas lajmeve se lidhja e saj me boksierin Kamer Maloku kishte marrë fund.

Bukuroshja bionde që është edhe nëna e një vajze ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet sërish krah boksierit.

“Krijo, mos urre”, shkruan ajo.

Gjithashtu moderatorja ka publikuar edhe një foto ku shihet lajmi i një portali që ka shkruar për të, gjë që mesa duket s’i ka pëlqyer.

“O port (hale) se po të jap famë. Se më vjen keq për një koment dhe dy like që ke. Mua s’më ka hequr njeri nga puna, as s’më ka lënë njeri dhe mbi të gjitha s’ka lindur ai njeri që të më flliqë. Kur bëni shkrime keni mungesë vitamin,”- shkruan Dajana krahas fotos.

Dyshja u përfolën se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Por tashmë si Dajana edhe Kameri u janë rikthyer rrjeteve sociale, sërish, me postime dhe pëlqime.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Vriten për një fjalë goje”, Xhensila Pere e tmerruar nga jeta në Shqipëri: Rrugët e mbushura me të armatosur

Ish-banorja e Big Brother ka dhënë një intervistë ku ka treguar detaje të reja rreth jetës së saj personale. E...

Close