X

FOTOT: Brenda vilës 269-vjeçare të stilistit italian, del në shitje për 13 mln dollarë

Duke qenë rezidenca e stilistit të famshëm Valentino, nuk i mungon shija, klasi dhe luksi. Por pas 33 vitesh, “Villa la Vagnola”, e cila ndodhet në Toskanë, ka dalë në shitje.

Stilisti italian kërkon për të plot 13 milionë dollarë. Duket një shifër e madhe për një ndërtesë 269-vjeçare, por nëse sheh detajet, atëherë raporti çmim-cilësi ekuilibrohet.

Vila është e vendosur pranë fshatit Cetona, pjesë e provincës së Sienës. E gjithë prona shtrihet në një sipërfaqe prej gati 11 mijë metrash katrorë, me 15 dhoma, kuptohet të dekoruara nga dizajneri i famshëm italian Renzo Mongiardino.

Përveç pishinës dhe lulishtes përrallore, në pronë përfshihet një pistë vrapimi, palestra dhe sauna, një amfiteatër me 200 vende dhe një varr etrusk i shekullit VII.

E ndërtuar në vitin 1750, vila ndodhet shumë pranë qendrës së fshatit, por njëkohësisht është e fshehur nga pemë të mëdha dhe ofron kësisoj privatësi.

More in LAJME, Magazine
Prençi denoncon me emra: Ja kriminelët që mblodhën vota për Ramën

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shkodër. Prençi ka denoncuar...

Close