X

FOTO/ Deputeti merr djalin në Parlament, presidenti e ushqen me biberon


Në punë në Parlament me beben në krah. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e re, ku deputeti laburist Tamati Coffey, pasi ka përfunduar lejen e paslindjes, në 21 gusht ka marrë të birin Tūtānekai Smith-Coffey në sallë.

Gjatë debatit parlamentar, presidenti i dhomës Trevor Mallard është ofruar të mbajë të voglin dhe ta ushqejë me biberon teksa kryesonte seancën.

’Zakonisht karriget e relatorëve përdoret vetëm nga presidentët, por sot është një vip këtu me mua’, ka shkruar në Twiiter.

Bebja është fëmija biologjik i Tim Smith, partnerit të Coffey dhe ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate, mikeshë me çiftin.

More in Magazine
Temperatura deri në 37 °C, moti për sot dhe nesër

E enjte, 22 Gusht 2019 Sipas MeteoAlb sot mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e...

Close