X

Basha: Shumë shpejt për vizitë në SHBA, lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë

Në mbyllje të intervistës së tij për Syri TV, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tanë.

“Por do të jem shumë shpejt në një vizitë në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administratë, dhe ku Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tonë, dhe sa i takon Partisë Demokratike, na bashkon, edhe vendosmëria për të thelluar bashkëpunimin, në veçanti sa i përket luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të drogës, për të bërë të mundur fundin e pandëshkueshmërisë të të gjithëpushtetshmëve, duke filluar me pushtetarët e korruptuar, bosat e krimit të organizuar, dhe këdo tjetër që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët me ndihmën e pushtetit, dhe për t’i dhënë Shqipërisë atë rrugë që Shtetet e Bashkuara e mbështesin 100 %, rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Basha në emisionin “Çim Peka LIVE”.

More in AKTUALITET, LAJME
OBSH kërkon hulumtime mbi mikroplastikën, gjendet edhe në ujë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar hulumtime të mëtejshme mbi ndikimet shëndetësore të mikroplastikës pas publikimit të gjetjeve të...

Close