X

VIDEO/ Nxënësit në radhë për tu rrahur nga vetë drejtori i shkollës

Aktet e dhunës në shkolla janë shpesh temë e diskutimit, kudo në botë. Një rast i tillë vjen nga shkolla “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg, por që ka bërë xhiron e internetit.

Protagonist i ngjarjes është bërë drejtori i shkollës. Ai detyron nxënësit që të vijnë në radhë përpara tij për t’i goditur.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit.

Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës” – thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikano-jugor.

More in LAJME, Magazine
Racizmi ndaj Pogba mobilizon Twitter: “Do takohemi me Manchester United”

Fyerjet raciste ndaj Paul Pogba kanë bërë shumë zhurmë. Racizmi që mbretëron në rrjetet sociale nuk ndalet as përpara yjeve...

Close