X

Sokol Balla zhvillon bisedime sekrete, me një gomar të këndshëm (video)


Sokol Balla, me ekzibicionizmin e vet tashmë të njohur, zbret në ditët e fundit të kësaj vere, në vend të dytë Blendi Fevziun, në garën epike mes dy udhëtarëve të globit.

Gjatë udhëtimit të tij, në Greqi, drejt resortit të famshëm në Costa Navarino, Balla ndaloi makinën dhe përshëndeti një gomar, ose siç thotë Edi Rama, një veshëgjatë.

Në fillim gomari u tremb shumë, sepse  e mori Sokol Ballën për polic tatimor grek, por pasi e kqyri edhe njëherë me kujdes, arriti të shquante vizatim-tatuazhet nëpër krahët e moderatorit, duke e kuptuar menjëherë që përballë kishte Sokol Ballën. Pas kësaj njohje, gomari u qetësua dhe buzëqeshi.

Siç do ta shihni në videon e publikuar nga vetë Balla, gomari u intervistua gjerë dhe gjatë në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe greqisht.

Pas kësaj interviste, Blendi Fevziu zbriti automatikisht në vend të dytë në klasifikim, jo vetëm prej ekzibicionizmit të Ballës, por edhe për faktin se ai ende nuk e ka vizituar Costa Navarinon dhe mbi të gjitha sepse ai ende nuk ka intervistuar gomerë në trajtë kafshe.

Ju bëjmë me dije, se resortin e famshëm grek, e ka vizituar dhe ka ndenjur me pushime, Christiano Ronaldo dhe Vasil Kallupi, i mbiquajtur Vasili i Vienës, gjatë pushtetit të Fatos Nanos, si edhe disa pronarë mediash, kapitalistë të njohur me famë botnore.

Shihni më poshtë intervistën ekskluzive të Sokol Ballës me gomarin.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

View this post on Instagram

 

Pushime te mbara!

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on

More in TEJ E KETEJ
“Nuk e dija se isha dënuar”/Ja si ngjajnë si dy pika ujë, dorëheqjet e Valdrin Pjetrit dhe Elvis Roshit 

Valdrin Pjetri dhe Elvis Roshi, betohen se nuk kanë patur dijeni, që kanë qenë të dënuar. Të dy betohen se...

Close