X

I hynë në shtëpi, durrsaku përleshet me grabitësit, përfundon në spital


I hyjnë grabitësit natën në shtëpi për të vjedhur, pronari i pikas dhe përleshet me ta.

Policia e Durrësit bën me dije se më datë 21.08.2019, rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

More in AKTUALITET, LAJME
Pasanikët adoleshentë të Tiranës që shesin p*rdhë dhe një shembull nga SHBA

Nga Blendi Salaj Para nja dy javësh në tavolinën ngjitur në një kafene qëndronin një grup adoleshentësh të pasur. Asnjëri...

Close