X

FOTO/ Rudina Magjistari vendos të publikojë foton e ëmbël! Mia në krahët e babit merr poza


Moderatorja, Rudina Magjistari është mjaft e dashur për publikun e gjerë.

Ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më të rezervuar dhe publikimet e saj mbi vajzën dhe bashkëshortin janë të rralla.

Mjaft e kujdesshme, Rudina publikon vetëm imazhin e saj, duke na lënë gjithnjë kuriozë për portretin e vajzës.

Megjithatë kësaj fotoje duket se Rudina Magjistari nuk i ka rezistuar dot. Në perëndimin e diellit, Mia në krahët e babait pozon bukur.

Një foto e ëmbël që përcjell dashuri. Duket se moderatorja ka zgjedhur plazhin në Hamallë të Durrësit për të kaluar pushimet verore.

Rudina Magjistari prej kohësh është e martuar me boksierin me origjinë nga Kosova, Xhavit Bajrami, dhe bashkë kanë frytin e tyre të dashurisë, Mian, që për pak mbush katër vjeçe.

Ata bëjnë nëntë vite bashkë dhe duket se dashuria bëhet gjithnjë e më e fortë.

More in LIFESTYLE
FOTO/ Aulona Musta publikon pozën e viteve më parë, i kthehet ndjekësja: Je si…

Aulona Musta ka ndarë një foto nga pushimet e saj vite më parë, kur ndodhej në Egjipt. Por, pas kësaj...

Close