X

Filmoi fshehtas 550 gra në rrugë, i nxjerr në faqe pornografike

Një burrë është arrestuar në Madrid me akuzën se ka filmuar mbi 550 gra në pjesët intime dhe më pas ka publikuar videot në faqet pornografike. 53-vjeçari kolumbian dyshohet se i filmoi videot me një celular të fshehur në një çantë shpine.

Policia raportoi se ai pastaj ngarkoi të paktën 283 video në faqet pornografike të internetit, duke marrë miliona shikime. Pjesa më e madhe e 550 femrave, disa prej të cilëve ishin të mitura, u shënjestruan në metronë e qytetit.

Ai tani akuzohet për filmimin e grave që nga vera e kaluar kur ai filloi të ngarkonte përmbajtje në internet. Dyshohet se operonte në supermarkete, madje ndonjëherë e prezantonte veten tek gratë dhe synimet e tij në përpjekje për të filmuar video më të qarta.

Në një video të postuar në Twitter, Policia e quajti të dyshuarin “një nga grabitqarët më të mëdhenj të intimitetit të grave”. Pas bastisjes së shtëpisë së tij, policia zbuloi një laptop dhe hard disk me qindra video. Faqja e tij personale në internet kishte 3519 ndjekës. Në Spanjë, kjo konsiderohet abuzim seksual dhe shkelësit mund të përballen me burg.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
“Do të ta nxjerr fëmijën”, partneri godet të dashurën shtatzënë me grushta në bark, e tërheq nga flokët

Një burrë ka dhunuar në mënyrë barbare të dashurën e tij shtatzënë në momentin që dyshja kanë nisur të debatojnë...

Close