X

“Do të ta nxjerr fëmijën”, partneri godet të dashurën shtatzënë me grushta në bark, e tërheq nga flokët

Një burrë ka dhunuar në mënyrë barbare të dashurën e tij shtatzënë në momentin që dyshja kanë nisur të debatojnë se kush do ta mbante fëmijën në rast se ata ndaheshin.

“Unë do ta nxjerr atë fëmijë nga aty,”- mësohet t’i ketë thënë Mark Cottrell, 32 vjeç, partneres së tij Hayley Dearden, gjatë kohës që e godiste me grushte.

Ai gjithashtu mësohet se e ka tërhequr zvarrë nga flokët partneren e tij dhe kërcënoi se do të godiste me thikë atë dhe vajzën e saj të parë, 3 vjeç dhe se do të vriste qenin e tyre.

Më pas Cottrell mori një thikë dhe kërcënoi se do të vriste veten. Hayley e denoncoi të dashurin e saj në polici dhe ai përfundoi në burg për 26 muaj pasi pranoi sulmin e kryer në momente paniku.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Putin: Shpërthimi në bazën ushtarake ndodhi gjatë një prove

Presidenti rus Vladimir Putin tha se aksidenti i 8 gushtit në një bazë ushtarake veriore ndodhi gjatë provës së një...

Close