X

“Bleu mobilje me lekët që vodhi”, Prokuroria kërkon burg për Katica Janevan (Video)

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PKOK) mbajti konferencë për shtyp në të cilën sqaroi detajet e arrestimit e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale (PSP), Katica Janeva në rastin “Reket”.

Sipas Joveskit, ekzistojnë dyshime të bazuara në bazë të nenit 353, alinea 3 sipas Kodit Penal se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përfituar të mira materiale.

Prokuroria e ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe prokurorin publik që është arrestuar dhe është kërkuar masë paraburgimi. Në bazë të dëshmive të siguruara është vërtetuar se prokurorja e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare që e ka fituar në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale duke përfituar kështu për vete dhe për persona të tjerë të mira materiale” tha Joveski.

Duke ia shlyer masat e paraburgimit të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, duke ia kthyer dokumentet e udhëtimit dhe duke propozuar që ai të jetë dëshmitar i fshehtë ose të pranojë fajin dhe të ketë dënim më të vogël”, Janeva e ka keqpërdorur pozitën e saj,”- tha prokurori.

Ajo dhe dy të dyshuarit tjerë, Bojan Jovanoski- Boki 13 dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, kanë përfituar materialisht nga Orce Kamçevi,  i dyshuari në lëndën “Perandoria”.

Janeva për vete ka blerë mobilje dhe gjësende në vlerë prej 298 mijë denarë ndërsa për Boki 13 dhe Zoran Milevskin ka blerë pronë prej 1,5 milionë euro.

Sipas kryeprokurorit, “nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019 njëri nga të dyshuarit në këtë hetim (bëhet fjalë për Boki 13 – shënim i redaksisë), duke e shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj prokurores të krijuar nga lidhjet shoqërore, e ka ndikuar atë të kryhen vepra zyrtarisht të ndaluara.”

Joveski tha se pasi që prokurorja e dyshuar e ka miratuar vendimin për zhvillim të hetimit për më shumë persona në lëndën “Perandoria”, ajo ka ndikuar në rast për njërin nga personat ndaj të cilit ka pasur hetim, t’i lehtësohet pozita e tij në procedurën hetimore, duke ia hequr kështu masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, (bëhet fjalë për biznesmenin Orce Kamçev– shënim i redaksisë), t’i jepet kualifikimi “dëshmitar i mbrojtur” dhe me vendim të ndërpritet procedura hetimore për të OSE të bëhet marrëveshje që ai ta pranojë fajin dhe më këtë t’i pasojë dënim më i ulët për vepra penale më të lehta në rastin “Perandoria” si dhe të paguajë dëmshpërblim dhe ti hiqet masa e kujdesit duke ia kthyer atij dokumentet e udhëtimit.

“Prokurorja e ka pranuar ndikimin e bërë nga i dyshuari (Boki 13) dhe ka dhënë propozim që i ndërpritet paraburgimi i të dyshuarit në lëndën “Perandoria” dhe ti jepet masë më e lehtë, paraburgim shtëpiak, kështu që në datë 27 dhjetor 2018, Gjykata e Apelit e ka lëshuar në paraburgim shtëpiak personin e dyshuar,”- tha Joveski.

Pas disa telefonatave me zë të hapur- spikerfon dhe pas disa takimeve, pasi që Kamçev dhe gruaja e tij janë bindur në ndikimin që ka pasur i dyshuari për rastin “Reket” Boki 13 ndaj Katica Janevës; Boki 13 dhe i dyshuari tjetër – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec i kanë kërkuar 8 milionë euro për “lehtësim të pozitës së tij” në lëndën “Perandoria”. Me 20 shkurt 2019, dy personat në fjalë kanë shkuar te shtëpia e Orce Kamçevit dhe i kanë marrë 1 milion euro ndërsa më herët derisa Kamçev ka qenë në paraburgim, nga gruaja re tij kanë marrë 500 mijë euro, tha prokurori. Më pas me propozim të prokurores, në mars gjykata ia ka kthyer Kamçevit dokumentet e udhëtimit.

Joveski tha se nuk ka të dhëna se paratë kanë përfunduar jashtë shtetit apo te ndonjë politikan.

Prokurorja Vilma Ruskoska konfirmoi se Janevës i është konfiskuar edhe kompjuteri i punës në Prokurorinë Speciale.

Një ditë më parë, Janeva është marrë katër orë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nga ana e shefes Vilma Ruskoska. Janeva, ka dalë lirshëm prej Prokurorisë dhe tha se nuk ndihet fajtore.

“Unë nuk mundem të them nëse hetimi do të zgjerohet kundër meje. Për atë do ta pyetni prokuroren. Unë nuk ndihem fajtore”, tha Janeva.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen përpos Janevës të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” publikoi disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Portalb.mk

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Rrahu policin në Divjakë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës pasi ka rrahur një nga efektivët. Mësohet se personi me inicialet E.B,...

Close