X

Shkroi historinë në Shqipëri, Kempes: Trajner te Lushnja? Nuk e bëra për para

Mario Kempes do të kujtohet gjatë si një nga emrat më të njohur që ka ardhur për të drejtuar në futbollin tonë. Kampioni i Botës me Argjentinën vitin 1978, një golashënues me famë botërore, mori drejtimin e Lushnjës në vitin 1997 dhe për pak muaj bëri që kjo skuadër të pushtonte faqet e para të shtypit sportiv e jo vetën në vendin tonë.

Sigurisht që Kempes u mirëpagua në atë kohë, por argjentinasi insiston se udhëtimet e tij në vendin tonë, por edhe në të tjera të veçanta ku kishte drejtuar, nuk kishin qenë thjesht për përfitim ekonomik, por i kishte parë si sfida.

Në një intervistë të dhënë për “APA”, Kempes është pyetur pikërisht se pse ka zgjedhur këto destinacione “ekzotike” për karrierën e tij të trajnerit dhe ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij.

“Më erdhën këto oferta dhe më pëlqeu sfida që më priste. Nuk e kam bërë për para. Nuk ishte sfidë vetëm në fushë, por shpesh shoqërohej edhe më vështirësi. Ndaj me kalimin e kohës u bë e lodhshme. Çdo trajner dëshiron të drejtojë një klub të madh. Për shembull në vitin 1999 unë dola kampion në Bolivi me Strongest, titulli im i parë si trajner. Gjërat nuk shkuan siç desha unë më pas dhe e kam parë me kalimin e viteve se nuk argëtohesha aq shumë sa në rolin e komentatorit që kam tani për ESPN”, ishte shpjegimi i Kempes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
VIDEO/ Basha: Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se Shqipëria po plaçkitet...

Close