X

Sërish skandal në Sarandë, Berisha: Pronari i lokalit i pret veshin pushuesit


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se pronarët e një lokali në Sarandë i presin veshin një klienti.

Sipas qytetarit ngjarja ka ndodhur në prezencë të policisë.

Postimi i plotë i Berishës:

I presin veshin turistit ne Sarande!

Narkopolicia mbulon krimin!l

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb

pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret.

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”, Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë.

Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë.

Pardje biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
VIDEO/ Mori peng autobusin me 18 persona, vritet rrëmbyesi në Rio de Janero

Vritet personi që mori peng një autobus me pasagjerë në Rio de Janeiro. Burri, që sipas zëdhënësit të policisë kishte...

Close