X

“Lirohet” nga burgu Konstandin Xhuvani, do t’i japë lamtumirën e fundit të atit


Konstandin Xhuvani do të mundet të shkojë në varrimin e të atit, Gjergj Xhuvanit, që do të zhvillohet sot në Tiranë.

Drejtoria e Burgjeve ka dhënë lejen për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e cila do të mbahet sot në orën 14:00.

Mësohet se ceremonia e lamtumirës së regjisorit të njohur do të jetë private.

Arkivoli me trupin e pajetë të Xhuvanit mbërriti sot në mëngjes në Tiranë. Xhuvani u nda nga jeta në Romë, ku ndodhej për të mbyllur filmin “Liqeni im”.

Kostandin Xhuvani, ndodhet në burg për vrasje të katërfishtë.

Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj. Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”.

Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik, “Liqeni im”.

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FIER/ 68-vjeçarja bie në gropën e serës, humb jetën

Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Zharrëz. Policia thotë se e moshuara e i identifikuar si Nadire Kotherja ka...

Close