X

Klopp trondit Liverpool: “Pas dy-tre vjetësh mund të tërhiqem”

Në moshën 52 vjecare (e me trofeun e një Superkupe Uefa të sapo fituar), Jurgen Klopp është në kulmin e karrierës së tij si trajner. E megjithatë e ardhmja e tij në futboll mund të mos jetë shumë e gjatë: “Para se gjithash shpresoj të vazhdoj të më shkojë kaq mirë, pastaj pas 2-3 vjetësh të shohim. Gjithcka është e mundshme, edhe të tërhiqem. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë, por po e them kështu, që në rast se tërhiqem, askush të mos surprizohet”.

Tekniku i Liverpool, duke folur për Bild, ka bërë elozhe të forta për Coutinho, brazilianin e sapo blerë nga Bayern Munchen: “Futbollist shumë i mirë dhe person po aq i mirë. Do doja ta kisha mbajtur, por ishim të detyruar ta shisnim tek Barcellona. Ndoshta do të tingëllojë cuditshëm por nuk mund tia lejonim vetes”. Por Klopp, natyrisht është tifoz i Borussia Dortmund në Bundesliga: “Sepse nëse fiton përsëri Bayern do të ishte e mërzitshme…”.

More in LAJME, SPORT
Dëmtimi i Ronaldos, vjen lajmi i mirë nga portugezi, ja kur do ta shikojmë yllin e Juventus në fushën e blertë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të problemeve muskulore. Por një lajm i...

Close