X

I dënuar me pesë vjet burg në Shqipëri, shqiptari arrestohet në Itali

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar 21 vjeç në Rimini, pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri.

I riu nga Shqipëria ishte kapur me drogë dhe gjykata e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike me pesë vjet heqje lirie.

Shqiptari ishte arrestuar në vendin e tij, pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kanabis në makinë, arrestohen babë e bir

Babë e bir (51 dhe 19 vjeç) janë arrestuar nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët këtë mesditë në Korçë, pasi...

Close