X

Franck Ribery kontratë 2-vjeçare me Fiorentinën

Franck Ribery është futbollist i Fiorentinës. Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të gjitha pikat e kontratës.

Ajo që para 40 ditësh dukej thjesht një zë merkatoje, tashmë është kthyer në realitet. Kontaktet e para mes drejtuesve të skuadrës vjollcë dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik.

Dita-ditës, bisedimet morën formë derisa u gjet akordi për pagën e ish-futbollistit të Bayernit, që dukej shumë e lartë për Fiorentinën.

Edhe bashkëshortja e tij, Wahiba, kishte thënë “ok”-in për transferimin në Firenze. Tashmë trajneri Montella ka një armë “vdekjeprurëse” për sulmin vjollcë.

Mësohet se Ribery do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa prezantimi mund të bëhet që këtë të mërkurë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
I dënuar me pesë vjet burg në Shqipëri, shqiptari arrestohet në Itali

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar 21 vjeç në Rimini, pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri. I riu nga Shqipëria...

Close