X

VIDEO+FOTO/ Meta mes blegtorëve në Bizë e Martanesh: Më shumë vëmendje e mbështetje që këto zona të mos braktisen


Presidenti, Ilir Meta ka vijuar fundjavën e tij mes maleve dhe pyjeve të Bizës dhe Martaneshit, ku është takuar me blegtorët e zonës.

Kreu i shtetit veç promovimit të bukurive të Shqipërisë, ka kërkuar më shumë vëmendje dhe mbështetje për blegtorët e zonës, që këta të fundit mos i braktisin këto zona.

“Fundjava e kaluar midis maleve dhe pyjeve të Bizës dhe Martaneshit ishte një mrekulli e shoqëruar me bukuri të ndryshme dhe të panjohura më parë për mua.

Vetëm duke udhëtuar në të gjitha drejtimet që lidhin Bizën me rajonet e tjera të vendit e kupton rëndësinë e veçantë të saj strategjike dhe historitë që lidhen me të.

Por Biza ka edhe një liqen shumë të bukur dhe impresionues, të rrethuar nga pyje dhe male, për të cilat duhet treguar kujdes dhe vëmendje.

Ndërsa monumentet natyrore janë pafund, siç është dhe gjelbërimi i pyjeve dhe maleve drejt Ballenjës në Martanesh.

Në këtë udhëtim mes këtyre bukurive magjepsëse pata kënaqësinë të takoja dhe disa nga blegtorët, të cilët punojnë mes shumë vështirësive dhe nuk dorëzohen, me bindjen se një ditë do të bëhet më mirë dhe për ta, do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje, që këto vende të bekuara të mos braktisen.

Ndoshta për këtë ndihmojnë dhe objektet e kultit dhe besimit që ekzistojnë në këtë zonë, që njerëzit t’u qëndrojnë me kurajo disa vështirësive dhe pengesave që nuk i meritojnë”, thekson Meta.

Më herët Meta ka postuar në Facebook dhe foto nga monumenti natyror i shpellës së Valit.

“Në një peizazh të bukur malor, midis Bizës dhe Martaneshit, ndodhen disa monumente natyrore, siç është edhe shpella e Valit.

Kënaqësi të takoja eksploratorë të huaj dhe vendas të shpellave, të cilët ashtu si edhe unë, ishin mrekulluar nga ky atraksion turistik”, thekson ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Aksidenti fatal i merr jetën të riut shqiptar, për dy ditë bënte 20 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin fqinj, në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico....

Close