X

Vëllai vdiq nga shembja e skelës, mesazhi prekës i motrave. Ja ndihma që kërkojnë


Mes dëshpërimit dhe dhimbjes për humbjen e pazëvendësueshme të vëllait, Ergys Brahimit, që gjeti vdekjen pas shembjes së skelës në pallatin 13 katesh ku po punonte në Tiranë, motrat e tij, kanë reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

Me një shënim në profilin që mban emrin e Egrys Brahimit, bashkë me një foto ku duken të qeshur të tre bashkë, dy motrat me vellanë në mes, ato falënderojnë këdo që iu gjend pranë në këto momente.

Por kane edhe një lutje për ndihmë, teksa u kërkojnë gjithë të njohurve të Ergysit, të ndajnë me ato, kujtimet që kaneë pasur së bashku.

Postimi i motrave:

Te dashur miq, kushurinj, shoke. Ne motrat e Gysit duam tju falenderojme per te gjitha mendimet, lutjet dhe ngushellimet.

Vellai yne nuk eshte me mes nesh por ai eshte me Krishtin dhe ne do ta takojme nje dite, por deri sa ajo dite te vije e vetmja qje qe na kane ngelur jane kujtimet e tij.

Ju lutemi NQS keni foto, video ose kujtime qe ne nuk i dime ndajini ato me ne. Zoti ju bekofte te gjitheve! Ela & Lona.

More in AKTUALITET, LAJME
Çfarë po ndodh në Shkodër?! Basha niset me urgjencë

Burime bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës me urgjencë pas ngjarjeve të fundit në këtë...

Close