X

Vdekja e punëtorëve të skelave, Pinderi: Veliaj kishte 50 mijë euro borxh tek “Skela Syla”


Një aksident tragjik në punë ndodhi të premten e 16 Gushtit në Tiranë, ku dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

Ata po punonin për termoizolimin dhe lyerjen e një pallati tek rruga “Faik Konica” në Tiranë, kur skela ku kishin hipur u rrëzua duke i zënë poshtë.

Objekti po rikonstruktohej në bazë të projektit “Fondi komunitetit”, bashkëfinancim i Bashkisë Tiranë dhe banorëve të pallatit.

Pas tragjedisë janë futur në burg drejtuesi teknik i kompanisë së skelave “Syla” si dhe administratori i kompanisë “Xhimi”. Deri më tani institucionet kanë heshtur duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi, si Bashkia e Tiranës ashtu edhe Inpsketoriati i Punës.

Pamjet e aksidentit tregonin qartë se punëtorët nuk kishte asnjë mjet të sigurisë në punë.

As veshje, as kokore dhe as rripa që mbajnë punëtorët në lartësi. Pyetja që shtrojnë të gjithë, është se:

Kush i lejon këto kompani të punojnë jashtë çdo lloj standardi duke çuar në shkaktimin e vdekjes?

Një ndër ata që na ndihmon në mësojmë më shumë rreth kësaj historie është Kristi Pinderi, sot përfaqësues i të drejtave të LBGT, dje drejtues i organizatës “Mjaft” dhe ish-bashkëpunëtor i Erion Veliaj.

Kristi Pinderi në një status në facebook të datës 30 korrik, ose ndryshe dy javë para tragjedisë së punëtorëve, shkruan se Erion Veliaj kur u largua nga organizata e ka lënë “Mjaft”-in të zhytyr në borxhe, ku plot 50 mijë euro ia kishte kompanisë “Skela Syla”.

Statusi i plotë i Kristi Pinderit:

Ne vitin 2008, kryetari aktual i Bashkise se Tiranes e la Mjaft-in, duke shitur narrativen e tipit “nuk ka qene kurre me e forte se kaq, edhe financiarisht”.

Grupi i njerezve qe do e drejtonin (perfshire mua) kuptoi qe javen e pare qe nuk kishte leke per rrogat e stafit. 50 mije euro kishte borxh organizata vetem per skela Syla (per shkak te organizimit te Mjaft Fest).

Gropa e borxhit ishte e llahtarshme.

Dikush duhet tia permende keto gjera nje njeriu qe menaxhon qindra miliona euro ne qeverine lokale me te madhe te Shqiperise. Kur borxhi qe e fuste organizaten kapte 70-80 perqind te buxhetit vjetor te saj, sa eshte borxhi ku e fut gjysmen e Shqiperise ne qytetin qe e menaxhon pa asnje transparence?!

Flini gjume tani se neser dite e re 😉

More in AKTUALITET, LAJME
“Lëvizja 5 Yjet”: Mateo Salvini, i pabesueshëm

Dy partnerët e koalicionit qeverisës në Itali përfundimisht kanë shprehur mosbesim ndaj njëri-tjetrit. "Lëvizja 5 Yjet" raportohet se po studion...

Close