X

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, reagon ISHP: Në gjashtë muaj 25 vdekje, shtrëngim masash për sigurinë

Inspektoriati i Shtetëror i Punës ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve, të cilët u rrëzuan së bashku me skelën më 16 gusht nga një pallat 13 katësh në Tiranë.

Në njoftimin e ISHP-thuhet pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba. Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

DEKLARATË E ISHP-së:

Inspektorati Punës, në zbatim të misionit të tij për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik potencial për aksident në punë, ka vlerësuar sektorin e ndërtimit, si një sektor me risk shumë të lartë në këtë drejtim.

Rasti i fundit i aksidentit të ndodhur , si shkak i rënies së skelës në kantierin e ndërtimit të pallatit në rikonstruksion në Rr. Faik Konica, me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrësve, dhe plagosjen e katër të tjerëve, tregon se kontrollet duhet të intesifikohen më shumë, në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm, duke synuar në rritjen e cilësisë së inspektimeve, me qëllim parandalimin dhe mosndodhjen në të ardhmen.

Subjektet Xhimi Tarushi dhe “Skela Syla” shpk , të cilët u përfshinë në këtë aksident në punë, janë në proçes hetimi nga inspektorët e punës së Degës Rajonale Tiranë duke bashkëpunuar dhe me organet e Policisë, me rezultatet e të cilit do ju bëjmë me dije në përfundim të këtij proçesi.

Deri tani, mund të ndajmë me ju informacionin për sa më poshtë:

📌Subjekti “Xhimi Tarushi” , i regjistruar si person fizik me numër Nipti L61619004D, me adresë “Njësia Bashkiake Nr 5, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 19.04.2016. Ky subjekt është në marrëdhënie kontraktuale me subjektin “Skela Syla” sh.p.k për rikonstruksionin e objektit, pallat banimi në Rr. Faik Konica, nga data 05.07.2019.

📌Subjekti “Skela Syla”sh.p.k, me numër Nipti K81401024O, me adresë “Qendër Kamez, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 01/02/2008.

Punëmarrësit e përfshirë në këtë aksident rezultojnë:

– Ergys Ibrahimi, i cili ka humbur jetën dhe Genci Bardhi i lënduar janë punëmarrës të subjektit “Xhimi Tarushi”.

– Orjan Kodra, që ka humbur jetën , Eugidius Lika, Behar Sadrija dhe Altin Marku të plagosur janë punëmarrës të subjektit “Skela Syla” Shpk

📌Të gjithë punonjësit rezultojnë të deklaruar dhe të siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.

Nga historiku i inspektimeve pranë arkivës së ISHPSHSH-së nga viti 2015 rezulton se :

– Subjekti “Xhimi Tarushi” nuk ka asnjë inspektim, më parë nga inspektorët e punës.

Duke qënë se aktiviteti i subjektit “Skela Syla”shpk, është kryesisht i përqëndruar në montimin dhe çmontimin e skelave që përdoren në ndërtim, ky subjekt punon në kantiere të lëvizhshme gjithmonë në dinamikë. Është inspektuar 16 herë nga ISHPSHSH-ja, nga të cilat 13 herë nga Dega Rajonale e ISHPSHSH-së Tiranë, dy herë nga Dega Rajonale Durrës dhe një herë nga Dega Rajonale Kukës.

Subjektit i janë lënë vazhdimisht për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë detyra me afat për t’u realizuar dhe në një rast është vendosur gjobë me vlerë 100 000 lekë.

Nga të dhënat e ISHPSHSH-së për periudhën nga janari, deri tani për aksidentet në punë ju informojmë se:

– 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, me 88 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 25 me pasojë vdekjen janë rregjistruar pranë ISHPSHSH-së.

– 21 nga këto raste kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit me 19 punëmarrës gjithsej të aksidentuar nga të cilët 8 me pasojë vdekjen.

Për hetimin e 99 rasteve të aksidenteve të ndodhura, janë inspektuar 114 subjekte gjithsej , të cilët kanë qënë duke punuar, në kantierin ku kanë ndodhur këto aksidente.

Masa ligjore të marra në përfundim të hetimit të rasteve të mësipërme janë:

– 29 dënime administrative kryesore “Paralajmërim për sanksion”

– 34 dënim administrative gjobë me vlerë 2 240 000 lekë.

Jemi të vendosur, për realizimin e objektivave që si Institucion i kemi vënë vetes, për të ndikuar në ndryshimin e situatës në raport me zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë , si dhe për arritjen e një qëllimi madhor që është jeta dhe mbrojtja e punëmarrësve.

Për këtë po propozojmë, një paketë për ndërhyrje në kuadrin ligjor, duke synuar një zbatueshmëri më me efikasitet të legjislacionit të punës, duke evidentuar të gjithë konstatimet e hasura gjatë punës në hetimin e aksidenteve në punë.

Duke mospatur qëllim në vetvete sanksionin e subjekteve, por përmirësimin e situatës përmes informimit, këshillimit të subjekteve, ju bëjmë apel të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për sigurinë dhë shëndetin në punë të punëmarrësve të tyre. Nga ana jonë si inspektorat nuk do të tolerohet asnjë subjekt që do të konstatohet në shkelje të ligjit, pasi vë në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre.

More in AKTUALITET, LAJME
Policia gjen kanabis, arrestohet 40-vjeçari dhe kryetari i fshatit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë dy persona pas gjetjes së fidanëve...

Close