X

Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme. Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e Dekriminalizimit, e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor në Shkodër.

Pjetri kishte afat 5 ditë që nga marrja e dijenisë, për kërkesën e prokurorisë, ndërsa vetëm sot ai është paraqitur pranë laboratorit të kriminalistikës për të kryer procedurat konkrete në lidhje me të shkuarën e tij në Itali.

Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizjë në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës. Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.

More in AKTUALITET, LAJME
Flet turisti që pa gjithçka: Spanjollët pritën gjatë për ushqimin

Pak ditë nga incidenti i shënuar në restorantin “Panorma”, në Porto Palermo, ku një grup turistësh spanjollë përjetuan një eksperiencë...

Close