X

Shitja më e komplikuar e Napolit është… Hysaj

Nuk ka paqe e qartësi për Elseid Hysaj. Shitja e mbrojtësit të djathtë shqiptar po bëhet një makth për Napolin, por nga ana tjetër De Laurentiis nuk i ul pretendimet për shkodranin: Napoli kërkon 20 milionë euro, një shifër që ka ngadalësuar të gjithë pretendentët, mes të cilëve edhe Roma, që tek Hysaj kërkon të besojë krahun e djathtë, duke lejuar kështu avancimin e Florenzi në mesfushë. Por Petrachi, drejtori sportiv verdhekuq, ka diskutuar ndërkohë me Giuntoli e Napolit, të cilit i ka bërë të qartë se klubi nuk është dakord me shifrën e kërkuar.

Palët do të rishihen për të provuar të gjejnë një akord: me 15 milionë tratativa mund të mbyllet. Vetëm se De Laurentiis nuk heq dorë nga pretendimet, që përpara verdhekuqve futën në krizë edhe Atletico Madrid.

More in LAJME, SPORT
Eneda Tarifa: Do të martohem sërish

Eneda Tarifa, e ftuar në emisionin ‘Treshat’ me Bora Zemanin dhe vëllezërit Veshaj, ka treguar shumë të fshehta rreth jetës...

Close