X

Rikthehet i nxehti afrikan, parashikimi i motit për çdo qytet


Ditën e sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Pranë zonave luginore e përgjatë bregdetit në orët e mëngjesit mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 1-7m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/sek. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    20/34 Diell

Kukës    17/32 Diell

Lezhë    21/34 Diell

Dibër    15/30 Diell

Durrës    20/33 Diell

Tiranë    21/34 Diell

Elbasan    21/35 Diell

Berat    17/36 Diell

Vlorë    19/32 Diell

Korçë    15/29 Diell

Gjirokastër    15/35 Diell

Sarandë    19/33 Diell.

Moti – E martë, 20 Gusht 2019

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Parashikohet që gjatë orëve të pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike mbeten dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

More in LAJME, Magazine
1.1 kg kokainë në makinë, kapet 26 vjeçari shqiptar në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Portin e Thassos në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjet ai kishte 1.1 kg...

Close