X

Policia gjen kanabis, arrestohet 40-vjeçari dhe kryetari i fshatit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë dy persona pas gjetjes së fidanëve të kanabisit në banesën e njërit prej tyre.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar shtetasit F.S., 40 vjeç dhe Miri Myrtollari, 35 vjeç, (me detyrë kryetar i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.S, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.

Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatese.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kanabis në pyll në Shëngjergj, pranga 55-vjeçarit, në kërkim i biri

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor antikanabis të koduar “Fag” duke goditur një rast të tentativës për kultivim të...

Close