X

Mediat greke nxjerrin pamjet/ Si ia grabiti brenda një minute paratë punonjëses në arkë shqiptari


Mediat greke kanë publikuar pamjet e momenteve ku duket një shqiptar i cili ka grabitur një dyqan teksa brenda tij ishin punonjësit edhe klientët, të cilët i ka kërcënuar me armën që kishte me vete.

I pajisur me kapuç në kokë dhe me doreza, ky person duket teksa hyn i qetë në dyqan dhe i kërkon paratë punonjëses në arkë.

Atij i është dashur vetëm një minutë kohë për të realizuar qëllimin.

Pas grabitjes, ai u arrit të identifikohej shpejt dhe u arrestua nga policia greke.

Sipas mediave, ai ka thënë në polici së ka grabitur për të mbajtur familjen.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Gerakas të Athinës.

More in AKTUALITET, LAJME
Demokratët ngrihen kundër këshillit të ri bashkiak në Shkodër, Gurakuqi: E patolerueshme kjo që po ndodh

Sapo ka filluar protesta në qytetin e Shkodrës nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, qytetarëve dhe ish-deputetëve. Ka folur...

Close