X

Lëvizte me pistoletë në mes të Elbasanit, kapet ‘mat’ 25 vjeçari


Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin.

Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.

More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Ishte larguar nga banesa, gjendet i vdekur një 53-vjeçar në lumin Devoll

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Devoll në Gramsh. Viktima është Besnik Tabaku....

Close