X

FOTO/ Pamjet e shqiptarit pasi vrau ish-gruan dhe të dashurin nga Afganistani


Këto pamje tregojnë një 43-vjeçar shqiptar nga Kosova, pasi kreu një krim të dyfishtë në Gjermani.

Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë.

43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare. Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.

Për fat, krimit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e kosovares me afganin.

Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje. Mësohet se kosovari ishte një person i njohur për policinë.

Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.



More in AKTUALITET, LAJME
Një javë pa asnjë kontakt, humbin pa lënë gjurmë dy turiste të huaja që po eksploronin alpet

Ishin duke eksploruar natyrën, por jo gjithçka ka shkuar mirë në udhëtimin e tyre dhe tashmë kanë humbur çdo kontakt....

Close