X

FOTO/ Jep dorëheqjen ministri norvegjez, ja arsyeja


Jep dorëheqjen ministri norvegjez i Peshkimit Per Sandberg. Ky veprim i tij erdhi pasi pranoi se ai kishte shkelur protokollet e sigurisë së qeverisë ndërsa po pushonte në Iran muajin e kaluar.


Në fillim, Sandberg nuk i njoftoi kolegët e tij se ku po shkonte me pushime, dhe ai mori me vete një celular zyrtar të qeverisë, për këtë arsye ai u qortua nga kryeministrja Erna Soldberg për shkelje të rregullave të qeverisë për udhëtimet.

Sandberg pesëdhjetë e tetë vjeç, drejtuesi i partisë Napredak, është kritikuar brenda partisë pasi ai solli në vend edhe të dashurën e tij, 28-vjeçaren Bahareh Letnes, e lindur në Iran, të cilës iu dha shtetësia norvegjeze.

Kryeministrja Norvegjeze ka kërkuar nga Sanders, menjëherë pas kthimit nga pushimi të dorëzojë celularin organeve të sigurisë.

Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik raportojnë mediat e huaja.

More in BOTA, LAJME
Lëvizte me pistoletë në mes të Elbasanit, kapet ‘mat’ 25 vjeçari

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në...

Close