X

“E vrava unë”, babai i Sabrina Lekajt pranon krimin, e ëma përlotet: I humba të dy

Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar se është ai personi që e ka vrarë të bijën. 49-vjeçari u paraqit në Gjykatë me anë të një video-telefonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar dhe pranoi krimin e kryer.

Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.

Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.

Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten, me thikë.

Mamamja e Sabrinës ka treguar për mediat vendase se Petriti nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes. Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”- tha ajo.

Zonjusha Lekaj studionte për radiologe në Universitetin e Australisë Jugore. Familja Lekaj është me origjina nga Oblika e Shkodrës. Më datë 7 gusht, të ndjerës iu dha lamtumira nga familjarët dhe miqtë e saj.

More in AKTUALITET, LAJME
Shitja më e komplikuar e Napolit është… Hysaj

Nuk ka paqe e qartësi për Elseid Hysaj. Shitja e mbrojtësit të djathtë shqiptar po bëhet një makth për Napolin,...

Close