X

Çfarë po ndodh në Shkodër?! Basha niset me urgjencë


Burime bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës me urgjencë pas ngjarjeve të fundit në këtë qytet.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik.

Pas konstituimit të këshillit Bashkiak, kryetarja e sapozgjedhur Brisela Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së tij, duke lënë në detyrë kësisoj Voltana Ademin.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat tha se do të jetë kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe se askush nuk do të uzurponte në mënyrë të jashtë ligjshme këtë institucion.
Kryebashkiakja Ademi e mbajti fjalën e saj në sallën e mbledhjeve të këshillit Bashkiak, si përgjigje ndaj Këshillit te ri të konstituar sot.

Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luigj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme.

Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.

Kryedemokrati Basha pritet të mbërrijë në Shkodër për të vijuar më tej aksionin politik në këtë qytet ku pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit ishte ndër më të ultat në vend.

More in AKTUALITET, LAJME
Gërmimet në Apoloni zbulojnë granatën e Luftës së Parë Botërore

Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së...

Close