X

Aksidenti fatal i merr jetën të riut shqiptar, për dy ditë bënte 20 vjeç


Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin fqinj, në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico.

Mësohet se një 19 vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, u përplas nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij për të shkuar në punë.

Sipas raportimit të medieve italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, do të mbushte 20 vjeç pas dy ditësh.

Autoritetet italiane, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit fatal.

More in AKTUALITET, LAJME
Aksidentet në punë, ISHP jep shifrat: Në gjashtë muaj, 25 vdekje

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, ka ardhur një...

Close