X

Aksidentet në punë, ISHP jep shifrat: Në gjashtë muaj, 25 vdekje


Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, ka ardhur një reagim edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Më një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba.

Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

Deklarata:

‘Skela ‘Syla’ dhe firma ‘Xhimi’ janë në proces hetimi. Konkretisht Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba.

Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë.

Punëtorët që humbën jetën ishin të siguruar. Në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

More in AKTUALITET, LAJME
Vëllai vdiq nga shembja e skelës, mesazhi prekës i motrave. Ja ndihma që kërkojnë

Mes dëshpërimit dhe dhimbjes për humbjen e pazëvendësueshme të vëllait, Ergys Brahimit, që gjeti vdekjen pas shembjes së skelës në...

Close