X

1.1 kg kokainë në makinë, kapet 26 vjeçari shqiptar në Greqi


Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Portin e Thassos në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjet ai kishte 1.1 kg kokainë të pastër.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari tentoi që t’i shmangej kontrollit të Autoritetit Portual, por nuk ia arriti qëllimit.

Shqiptari ndodhej në makinë bashkë me një shok të tij 29-vjeçar. Në momentin kur u pikas nga autoritetet e portit, i riu shqiptar rriti shpejtësinë e makinës duke goditur një tjetër mjet në port, por më pas u ndalua nga policia.

Më pas policia zhvilloi kontrolle në tre shtëpi në Kavala të përdorura nga dy shqiptarët. Aty u gjetën tre pako me kokainë, në sasi më të vogla.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

More in AKTUALITET, LAJME
Përplasja politike në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur. Ndryshohet vendi ku do të mbahet mbledhja

Partia Socialiste ka bërë lëvizjen e radhës për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Mësohet se është...

Close