X

Vrasja e 19-vjeçarit nga Mati/ Gazeta gjermane: Dyshimet e para, pse hesht i plagosuri…

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra pak ditë më parë në Wolfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje.

I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Por përse mund të jetë vrarë shqiptari?

Shkrimi i gazetës ‘Wolfsburger Nachrichten’:

Për shkaqet e shkëmbimit të përgjakur me armë në Vorsfelde, policia dhe prokuroria kanë heshtur deri më tani. Ata e justifikojnë këtë me hetimet në vazhdim. Por edhe 31-vjeçari, që i ka mbijetuar të shtënave duke u plagosur rëndë, ka mohuar të flasë deri më tani, siç mëson gazeta jonë.

Nëse është e vërtetë, përse nuk dëshiron ai që të ndihmojë hetuesit që të zbulojnë vrasësit e shokut të tij? Shpjegimi më i mundshëm: arsyeja e krimit të përgjakshëm ishte një mosmarrëveshje në mjedisin e drogës. Dy personat e qëlluar thuhet se ishin të përfshirë vetë në trafik droge.

Nëse është e vërtetë kjo, ky rast do ishte një pikë kthese në Volfsburg. Bëhet fjalë për kriminelë, që janë të gatshëm jo vetëm të frikësojnë, por edhe të vrasin konkurrentët. Volfsburgu nuk e ka përjetuar diçka të tillë.

Për dy personat, mbi të cilët u qëllua, policia ka dhënë moshën dhe thotë se janë nga Shqipëria dhe nuk kanë vendbanim të përhershëm në Volfsburg. Autoritetet hetimore nga Saksionia e Ulët po shohin me shqetësim se si për vite me radhë ka pasur një rritje të të dyshuarve për krime nga Ballkani Perëndimor. Ministri i Brendshëm, Boris Pistorius dhe ministrja e Drejtësisë, Barbara Havliza, e theksuan këtë gjë edhe vitin e kaluar kur prezantuan raportin për situatën e krimit të organizuar në vitin 2017. Zyra e Policisë Kriminale e Saksonisë së Ulët konfirmoi se numri i të dyshuarve shqiptarë në fushën e krimit të organizuar, është rritur. Fokusi i tyre ka lidhje me krimin e drogës.

Në vitin 2016 pati vetëm dy procedura ndaj të dyshuarve shqiptarë në Saksoninë e Ulët. Një vit më pas shkuan në shtatë. Në total janë identifikuar 14 të dyshuar shqiptarë në këtë land në vitin 2016. Në vitin 2017, numri shkoi në 32. Fokusi i hetimit kanë qenë krimet e drogës. Shifrat për vitin 2018 do jenë në dispozicion vetëm me publikimin e raportit të ri të situatës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Trafiku “paralizon” Vlorën, bllokohen rrugët, mjetet një orë në pritje

Një situatë kaotike është krijuar pasditen e sotme në rrugët e qytetit të Vlorës, për shkak të trafikut tepër të...

Close