X

Vranësira kalimtare dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit


E diel, 18 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të dendura do të ketë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët dhe me vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35 °C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

E hënë, 19 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar zonat Veriore ku do të ketë vranësira të lehta. Parashikohet që gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 35 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

More in LAJME, Magazine
Skandali me turistët, rrjeti thyen çdo imagjinatë: Donte thjeshtë t’u kthente bakshishin (Memet pikante)

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit...

Close