X

Plagosi me thikë 56-vjeçarin, policia arreston autorin dhe procedon në gjendje të lirë dy të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Q., 57 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta 57 vjeçari dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin M.B., 56 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga hetimet e kryera, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit J.B., 31 vjeç dhe J.Q., 28 vjeç, pasi nga konflikti në fjalë, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përplasen dy automjete në Valbonë, plagosen pesë persona

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valbonës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se...

Close