X

Përleshje mes tifozëve të futbollit, regjistrohen tre viktima


Dhuna shpërtheu para ndeshjes së planifikuar futbollistike mes ekipeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje.

Gjithçka filloi kur disa tifozë e sulmuan me gurë autobusin e ekipit Motagua, ku mbetën të lënduan tre lojtarë të këtij klubi.

Pasi zyrtarët e federatës e anuluan ndeshjen, grupet e tifozëve i filluan përleshjet brenda dhe jashtë stadiumit.

“Tre njerëz kanë vdekur, ndërsa shtatë të tjerë janë qëlluar me armë ose janë therur me thika. Një prej tyre është fëmijë. Tre persona të therur janë në gjendje të rëndë”, tha zëdhënësja e spitalit lokal, Laura Schoenherr, shkruan “BBC”.

Më shumë se 10 mijë persona ishin në stadium kur filluan përleshjet. Policia përdori gaz lotsjellës për t’i larguar personat e dhunshëm dhe për ta shmangur ballafaqimin mes dy grupeve rivale.

Klubi i Motagua-s publikoi në internet fotografi të lojtarëve të lënduar dhe autobusit të dëmtuar, të cilët u dërguan në spital.

Zyrtarët e ekipit i fajësuan tifozët “ultras” të Olimpia-s për këtë tragjedi, duke kërkuar dënim të ashpër nga autoritetet.

More in BOTA, LAJME, SPORT
Gjendet i mbështjellë me letër natribani trupi i pajetë, është vrarë para se të hidhej në det

Një ngjarje e rëndë është mësuar ditën e sotme ku një trup i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër...

Close